Pasi të ketë kaluar faza urgjencës së koronavirusit, ekziston rreziku që të shihni shfaqjen e një “pandemie tjetër” në të gjithë botën, por këtë herë të problemeve mendore që do të lërë pas kjo pandemi. Ky është alarmi që ngrenë në studimin e tyre 42 ekspertë botërorë. Në një artikull të publikuar nga “TGCOM”, i cili është botuar nga revista Lancet Psychiatry, nga një grup prej 42 ekspertësh botërorë që formuan “Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Kërkimeve të Parandalimit të Vetëvrasjeve Covid-19”. Për studiuesit, akoma mund të merren masa për të shmangur ose zvogëluar problemin.

Artikulli në fjalë identifikon tetë faktorë psikologjikë, socialë dhe ekonomikë që janë të lidhur me pandeminë që mund të nxisin rrezikun e vetëvrasjes, nga shqetësimet financiare deri te dhuna në familje apo tek përdorimi i tepruar i alkoolit, duke treguar masat dhe veprimet që duhen ndërmarrë për të luftuar efektet, nga mbështetja për të papunët tek për ndihma psikologjike nga profesionistë, ndoshta përmes video-telefonatat.

Ekspertët thonë se nga problemet mendore pas pandemisë së COVID-së mund të jenë njerëz që vuajnë nga probleme mendore, apo dhe ata që kurrë nuk kanë përjetuar kurrë simptoma. “Kjo është një situatë që nuk është parë kurrë më parë” – shkruajnë autorët, të koordinuar nga David Gunnell i Universitetit të Bristol- “Pandemia do të shkaktojë stres dhe do t’i bëjë shumë njerëz të prekshëm. Pasojat për shëndetin mendor me siguri do të qëndrojnë për një kohë më të gjatë dhe do të arrijnë kulmin më vonë sesa pandemia aktuale. Megjithatë, hulumtimi dhe përvojat e strategjive kombëtare na japin një bazë të fortë për parandalimin. Rritja të vetëvrasjeve nuk është e pashmangshme, me kusht që veprimi të merret menjëherë”.

Sipas Massimo Cozza, drejtor i Departamentit të Shëndetit Mendor ASL ‘Roma 2’, departamenti më i madh në këtë vend, Italia është pajisur më mirë se shtetet e tjera për t’u marrë me emergjencat. “Ne kemi një rrjet ekzistues të shërbimeve të shëndetit mendor. Ky rrjet është i çmuar, por duhet të përmirësohet.”.

Cozza pohon se problemet ekonomike mund të jenë më kritike për Italinë. “Italia është ndër vendet më të rrezikuara nga pikëpamja ekonomike – shpjegon ai – dhe për këtë arsye rrjeti duhet të jetë i gatshëm për të ndihmuar njerëzit në vështirësi, të cilët mund të kenë humbur punën e tyre”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb