Ekspertët britanikë kanë njoftuar se dy doza të vaksinës janë të pamjaftueshme kundër variantit Omicron të koronavirusit, ndërsa kanë propozuar aplikimin e një doze të tretë.

Albert Burla CEO i Pfizer, theksoi se doza e tretë ndihmon në parandalimin e Omicron.

Ndërkaq Agjencia e Sigurimeve Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar theksoi se dozat përforcuese të vaksinës ofrojnë 70-75% mbrojtje kundër këtij varianti të ri të COVID-19.

Në bazë të një analize të kryer në rreth 581 persona të infektuar me Omicron, u zbulua se dy doza të vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer/ BioNTech siguronin nivele shumë më të ulëta mbrojtjeje, krahasuar me mbrojtjen që ofronin kundër variantit Delta.

Ndonëse këto janë vlerësime fillestare pasi mjekët janë shprehur se varianti Omicron kërkon ende studime të mirëfillta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb