Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar që identifikuan variantin e ri të COVID-19 i cili duket se po përhapet shpejt në disa pjesë Anglisë, thonë se infeksioni duket se filloi nga brenda dhe mund të mos jetë i ‘importuar’.

Sipas BBC, Nick Loman, një ekspert i mikrobiologjisë nga Universiteti i Birmingham dhe pjesë e Konsorciumit dhe të Gjenetikës së COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar (CoG), thotë se variant i ri duket se është shfaqur spontanisht “nga asgjëkundi” në fund të muajit shtator.

Numri i vogël i rasteve bëri që shpejt të rritet shumë më tepër dhe kjo i bëri ekspertët të interesoheshin për sa i përket kësaj çështjeje.

Deri më tani, 1,000 raste janë identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Rastet dominojnë kryesisht në jug të Anglisë, por infeksionet u identifikuan në gati 60 zona të ndryshme të autoritetit lokal, duke përfshirë pjesë të Skocisë dhe Uellsit.

Ekipi i CoG, thotë se ende nuk ka asgjë që sugjeron se varianti ri mund të jetë më i rrezikshëm duke shkaktuar sëmundjen më të rëndë, ose vaksinat aktuale nuk do të funksionojnë më. Sipas tyre kjo do të duhej monitoruar me javë për të parë nëse është më infektues se versionet e tjera të COVID-19.

Në atë hapësirë kohore, ekziston gjithashtu një mundësi që varianti i ri të ‘digjet’ dhe të zhduket aq shpejt sa mbërriti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: