Dy mjekë në Mbretërinë e Bashkuar shprehin skepticizëm rreth faktit se varianti i ri i koronavirusit shkakton vdekshmëri më të lartë.

Sipas BBC, në një konferencë për shtyp, kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se kishte prova të hershme se varianti i ri – i identifikuar së pari në Londër dhe në jug-lindje – mund të jetë më vdekjeprurës.

Mirëpo, drejtoresha mjekësore e Shëndetit Publik të Anglisë, Yvonne Doyle, thotë se ende nuk është “absolutisht e qartë”, që varianti i ri shkaktoi më shumë vdekje.

“Ka disa prova, por është provë shumë e hershme. Është numër i vogël i rasteve dhe është shumë herët të thuhet se kjo do të ndodhë në të vërtetë”, tha ajo për BBC.

Edhe Mike Tildesley, një anëtar i nëngrupit Sage të Grupit Shkencor të Gripit Pandemik mbi Modelimin (Spi-M), pajtohet me Doyle.

Tildesley thotë se është ende herët për të nxjerrë “përfundime të forta”, bazuar “në një sasi relativisht të vogël të të dhënave”.

“Unë thjesht shqetësohem kur ne raportojmë gjëra paraprakisht, kur të dhënat nuk janë me të vërtetë posaçërisht të forta”, deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb