Catia dhe maja e katedrales së famshme të Parisit, Notre Dame u shkatërruan nga zjarri i rënë pasditen e djeshme, po ashtu edhe çatia e saj prej druri.
Ndërsa pista kryesore ku po hetohet është ajo e një zjarri aksidental, ekspertët thonë se do të duhen të paktën 10 apo 15 vite punë për të përfunduar rindërtimin e Notre Dame.

Por jo vetëm koha, ekspertët thonë se do të duhen edhe qindra miliona euro, për të rikthyer Notre-Dame në gjendjen e mëparshme. Vlerësimi është bërë nga federata e kompanive franceze të specializuara në restaurimin e monumenteve.

Kur kanë kaluar më pak se 24 orë nga ngjarja të shumta janë hipotezat e ngritura për shkaqet e zjarrit. Gazeta “Le Parisien” evokon mundësinë që zjarri të ketë filluar nga saldimi në strukturën prej druri të katedrales. Por ky skenar u mohua në mënyrë të drejtë nga kreu i Monumenteve Historike përgjegjës për restaurimin, Francois Chatillon që tha se: “Puna ende nuk kishte filluar, vetëm skelat po vendoseshin”.

BISEDA MES PAPËS E MACRON
Papa Françesku dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, biseduan në telefon, pas zjarrit që shkatërroi katedralen e Notre-Dame në Paris. Kjo u konfirmua nga drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

DONACIONET
Por ndërsa hetimet vazhdojnë kanë nisur donacionet e para për fillimin e ndërtimit të simbolit të Parisit. Donacionet i kanë kaluar tashmë pragun e 600 milionë eurove. Ndër të fundit, ajo e familjes Bettencourt-Meyers, ndër më të pasurit në Francë, trashëgimtarët e gjigantit L’Oreal, i cili njoftoi një ndihmë prej 200 milionë, nga të cilat 100 përmes fondacionit Bettencourt Schueller. Për momentin është kontributi më i rëndësishëm për rivendosjen e katedrales së dëmtuar nga flakët së bashku me 200 milionë euro të tjera të premtuara nga grupi LVMH i familjes Arnault. Edhe gjigandi francez i naftës Total njofton një “donacion të veçantë” prej 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales së Notre-Dame.

Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë, çdo ditë ajo shihet nga rreth 13 milion turistë. Ajo u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344. Vetëm vitin e kaluar Kisha Katolike Franceze apelonte për të mbledhur fonde dhe për të filluar punën e restaurimit në strukturën e saj.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb