Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se çdo dërgesë e armëve apo municioni në Izrael që do të përdoreshin në Gaza ka gjasa që të shkelë të drejtën ndërkombëtare dhe duhet të ndërpritet menjëherë.

“Të gjitha shtetet duhet të sigurojnë respekt për të drejtën ndërkombëtare humanitare nga palët në një konflikt të armatosur, siç kërkohet nga konventat e Gjenevës. Transferimet e tilla janë të ndaluara edhe nëse shteti eksportues nuk ka qëllim që armët të përdoren në shkelje të së drejtës – ose nuk e di me siguri nëse do të përdoren për luftë”, kanë thënë ekspertët, raporton The Guardian.

Ekspertët theksuan se shtetet që kanë nënshkruar Traktatin për Tregtinë e Armëve kanë përgjegjësi shtesë të mohojnë eksportet e armëve nëse “e dinë” se armët do të përdoreshin për të kryer krime.

“Vendimi për embargo armësh mbi Izraelin është ngritur pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të 26 janarit se ekziston rrezik për gjenocid në Gaza”, shtuan ekspertët.

Ekspertët theksuan se dërgesat e armëve te Hamasi apo grupet e tjera të armatosura po ashtu janë të ndaluara për shkak të shkeljes së rëndë të së drejtës humanitare me sulmin e 7 tetorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: