Ekspertët e energjisë thonë se nëse do të flinim dy orë më herët, do të mbanim më shumë se 4 000 tonë emetime të dyoksidit të karbonit (CO2) jashtë atmosferës pasi do të shkurtohej konsumi i energjisë elektrike për ndriçim, deklaroi Huseyin Toros, një ekspert i shkencave atmosferike në Universitetin Teknik të Stambollit.

Shkencëtarët realizuan një studim se si ndikon gjumi në konsumin e energjisë elektrike dhe emetimin e CO2 për shkak të zgjerimit të orëve të gjumit për shkak të koronavirusit.

Ata zbuluan se duke fjetur dy orë më herët, do të kishte afërsisht 4 130 tonë më pak emision të CO2 në ditë, ku përdoret energjia elektrike prej 100 vat/orë orë për ndriçim.

“Nëse përpiqemi t’i kryejmë aktivitetet tona të përditshme gjatë dritës natyrore sa më shumë që të jetë e mundur, domethënë nëse ndriçimi përdoret më pak gjatë natës , përdorimi i energjisë elektrike do të ulet”, tha Toros.

Duke iu referuar urgjencës së ngadalësimit të emetimeve të karbonit në atmosferë, ai theksoi se ”ngrohja globale që ndërlidhet me emetimet dhe ndryshimet klimatike vënë në rrezik të ardhmen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: