Ekspertët izraelitë vijojnë edhe sot inspektimet në Durrës, që ishte qyteti më i goditur nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe që la pas pasoja katastrofike dhe 51 viktima.

Duke folur për media nga Durrësi, koloneli izraelit, Golan Vach, tha se nesër ekipi i tij largohet nga Shqipëria, por do të vijojnë të mbajnë kontakte dhe të kërkojnë fotografi për çdo inspektim.

“Mendojmë se kush janë zgjidhjet e mundshme që mund të ndihmojnë qeverinë për të bërë këto rregullime dhe të ketë një mundësi për të rifilluar. Si dita jonë e fundit këtu në Shqipëri dua të falënderoj kryeministrin dhe presidentin për bashkëpunimin. Jemi këtu në apartamentin dhe objektin që kryeministri e vizitoi para dy ditësh.

Fatkeqësisht nuk mund të jemi për ta vijuar survejimin në këtë objekt, por ne do vazhdojmë të jemi në kontakt dhe do kërkojmë edhe foto pasi të ikim. Është shumë e rëndësishme për ne për të bërë edhe një apartament të vetëm. Pjesa më e madhe e objekteve këtu kanë një nivel të ngjashëm dëmtimie, që është dëmtim në muraturë. Rekomandojmë që të bëjmë rikonstruksionin në këtë mënyrë siç kemi vepruar”, tha koloneli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb