Depresioni trefishon rrezikun e vdekjes së parakohshme, ka zbuluar një studim i ri. Meshkujt janë tri herë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme nëse vuajnë nga kjo gjendje shëndetësore mendore, ndërsa rreziku për femrat është 51% më i lartë.

Studime të mëparshme kanë treguar se depresioni shkakton prodhim të një hormoni të stresit që dobëson sistemin imunitar, duke ritur rrezikun për sëmundje të tilla si kancer. Njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje shëndetësore mendore mund të jenë gjithashtu më të predispozuar të bëjnë një mënyrë jetese të
pashëndetshme, si të ushqehen keq, të jenë pasivë, të pinë duhan, të abuzojnë me alkoolin etj.

Autori kryesor i studimit, Stephen Gilman nga Instituti Kombëtar Eunice Kennedy për Shëndetin e Fëmijëve dhe Zhvillimin e Njerëzve, në Marialnd, thotë: Për disa individë depresioni mund të jetë një gjendje shumë serioze. Është shumë e rëndësishme që të kërkoni ndihmë për trajtimin e depresionit dhe të jeni vigjilent për një rishfaqje të mundshme.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e më shumë se 3400 personave mes viteve 1952 dhe 1967, 1968-1990 dhe 1991-2011. Në nisje të studimit, mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 50 vjeç. /Burimi: Daily Mail-Shendeti.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: