Infektimet në Britani janë rritur ndjeshëm. Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve janë identifikuar 98, 515  raste të reja me COVID.

Mutacioni i ri Omicron vijon të mbetet shqetësues për shkak të transmetueshmërisë së lartë.

Pavarësisht bilancit zyrtar ekspertët shprehen të shqetësuar për faktin se shumë qytetarë sipas tyre nuk i nënshtrohen testeve për COVID.

“Të dhënat mund të mos jenë edhe shumë të besueshme pasi testimet ndryshojnë”, thuhet nga ekipi shëndetësor, ndërsa apelon që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të mos hezitojnë të vaksinohen kundër këtij virusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb