Ekspertët në SHBA njoftuan se një variant i ri i koronavirusit (COVID-19) që ka pësuar mutacion po përhapet me shpejtësi në New York.

Sipas një hulumtimi të ri, varianti i quajtur “B.1.526” është hasur për herë të parë në mostrat e mbledhura në qytet në nëntor të vitit të kaluar.

Studiuesit janë të shqetësuar se varianti i ri i virusit mund të jetë një mutacion që mund të zvogëlojë efektivitetin e vaksinës.

Mutacioni në fjalë pritet të jetë lloji më i përhapur i virusit në SHBA në fund të marsit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb