Eksperti amerikan i politikes ne Ballkan, Alon Ben Meir deklaroi se Kosova dhe Serbia nuk kanë të ardhme nëse nuk tregojnë se kanë gatishmëri për të rinisur negociatat.

Përmes nje mesazhi ne Facebook, ka shkruan se asnje palë nuk mund t’i ikë pafundësisht zgjidhjes së konfliktit Kosovë-Serbi.

Sipas tij, nëse Kosova dhe Serbia s’kanë vullnet të mirë për zgjidhjen e konfliktit, s’ka të ardhme për këto dy vende.

“Nuk ka të ardhme për Kosovën dhe Serbinë nëse qeveritë e këtyre dy vendeve nuk e bëjnë të qartë se janë të gatshme t’u hyjnë negociatave me një vullnet të mirë për zgjidhjen e konfliktit, nga i cili asnjë palë s’mund të ikë pafundësisht”, shkruan ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: