Eksperti amerikan për Ballkanin Edward P. Joseph nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale i është përgjigjur deklaratave të lëshuara nga Komiteti për Hulumtime në Rusi , lidhur me akuzat se Ukraina ka shpërndarë informacion të rreme për vrasjet e qindrave civilëve në Bucha.

Eksperti amerikan thekson se nuk habitet nga ky veprim i Rusisë, që e quan ‘inskenim’, vrasjen e civilëve në Bucha.

Joseph thotë të njëjtën pretendim kishte edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç për masakrat e Reçakut në Kosovë, ndërsa shton se se Bucha të kujton të kaluarën e turpshme të Serbisë në Reçak, Srebrenicë, Sarajevë dhe Vukovar.

“Cili është ndryshimi përveç numrit të viktimave?”, shtron pyetjen ai.

Joseph

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb