Situata e COVID-19 në Britaninë e Madhe nuk është ajo më e mira e mundshme. Edhe pse më shumë se gjysma e popullsisë së të rriturve është vaksinuar me dy doza të vaksinës, rastet janë rritur me 75%.

Kjo për faktin, se në vend është duke qarkulluar variant indian i virusit. Eksperti shëndetësor, Neil Ferguson, ka sqaruar për mediat se mutacioni i ri indian, po përhapet dy herë më shpejt se mutacionet e tjera që njihen deri më tani.

E kjo sipas tij, nuk e përjashton mundësinë që vendi t’i nënshtrohet një izolimi të ri. Eksperti Ferguson paralajmëroi se variant indian i COVID-19 është në nivel më të lartë infektimi, se sa variant britanik.

Agjencia e Shëndetit Publik të Anglisë konfirmoi dje se mutacioni i ri tanimë është mbizotërues në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ka zëvendësuar atë Britanik, me infektime që janë gjithmonë në rritje.

Ditën e djeshme Britania e Madhe ka regjistruar mbi 5 mijë infektime, për herë të fundit kjo shifër ishte në muajin mars, kur vendi ishte ende në izolim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb