WASHINGTON

Adrian Shtuni, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë ka folur nga Washingtoni për qëndrimin amerikan për situatën në Shqipëri dhe reformën zgjedhore. Shtuni tha në “Real Story” në News24 se amerikanët janë të fokusuar tek objektivi dhe sipas tij, SHBA është e interesuar që Shqipëria të ecë përpara.

“Amerikanët janë shumë të fokusuar drejt objektivit, jo drejt historisë, debateve. Filozofi shumë në Amerikë nuk ka. Unë e ndoqa deri diku debatin në studio. Mendoj që interesi i Amerikës, e them dhe si nënshtetas amerikan me sa e di unë, e ndiej dhe e kuptoj është që Shqipëria të jetë një vend i balancuar dhe të ecë përpara. Rëndësi ka që të arrihet një marrëveshje, palët duhet që të dakordësohen. Interesi është që të lëvizet se Shqipëria ka ndaluar”, deklaroi Shtuni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb