Princesha Diana do t’i kishte dhënë mbështetjen e saj të plotë Harryt, shkruan faqja vanityfair.it.

Për këtë është i sigurt eksperti mbretëror Stewart Pearce, i cili tha për ”Express” se nëna e princit, e cila vdiq tragjikisht 24 vjet më parë, në një aksident me makinë në Paris, do të “mbështeste plotësisht” planet e djalit të saj.

Ishte korriku i kaluar kur u zbulua se Harry i kishte shitur kujtimet e tij për jetën në familjen mbretërore shtëpisë botuese amerikane ”Penguin Random House”.

Një lloj autobiografie, e shkruar së bashku me fituesin e çmimit ”Pulitzer” J.R. Moehringer, kujtime që pritet të jenë shpërthyese dhe të krijojnë çarje të reja në familjen mbretërore britanike.

Stewart Pearce, autor i ”Diana: The Voice of Change”, thotë se Lady D do të kishte miratuar këtë vendim të guximshëm, por të rrezikshëm të djalit të saj.

”Kjo ndodh sepse në nxitimin e tij Harry është shumë i ngjashëm me nënën e tij, ai lëviz me instinkt ashtu si ajo bëri”, shton eksperti.

Për të nënvizuar ngjashmërinë e fortë të karakterit midis nënës dhe djalit, Pearce, i cili e njihte personalisht princeshën Diana, kujtoi intervistën famëkeqe që ajo i dha Martin Bashir nga BBC.

Ajo zbuloi detajet më intime të martesës me Carlo dhe duke thënë frazën e famshme “ne ishim tre ne në këtë dasmë”.

”Por, Diana kurrë nuk është penduar për deklaratat e saj, sepse princesha ishte më e interesuar të të vërtetën, pa filtra apo kompromise. Ashtu si djali i saj, Harry, i cili synon ta bëjë tani me kujtimet e tij”, theksoi Pearce.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: