Komiteti për Shërbime Ushtarake në Senatin Amerikan ka mbajtur një seancë në të cilinë është diskutuar për një sërë çështjes që ndërlidhen me sigurinë në rajonin e Evropës Juglindore, interesin e Shteteve të Bashkuara dhe rreth forcimit të ndikimit ruso-kinez.

Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe, Janus Bugajski, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane, i cili ka thënë se situata në Bosnje e Hercegovinë dhe problemi i pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbesin dy pikat më të nxehta në Ballkan.

“Një Ballkan i paqëndrueshëm dhe konfliktuoz dëmton sigurinë kombëtare të SHBA’së, dhe një tërheqje diplomatike do të ishte një humbje e madhe për SHBA’në. Nëse iu kujtohet, ne kemi investuar jashtëzakonisht kapital diplomatik, politik dhe ushtarak në atë rajon përgjatë 20-30 viteve të fundit.  Për ne, çdo dështim dhe luftë e re , veçanërisht në Bosnjë ose në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ishte një fatkeqësi e madhe. Jo vetëm që Rusia dhe Kina do të përfitonin nga kjo, por ata do ta përdornin një moment të tillë për të minuar edhe vendet tjera evropiane”, ka thënë Bugajski, transmeton Gazeta Express.

Për të parandaluar një gjë të tillë, Bugajski ka thënë se Washingtoni duhet të përqendrohet në katër qëllime kryesore.

“Fillimisht, duke rritur sigurinë me përfshirjen e të gjithë Ballkanit në NATO, besoj se edhe vetë Serbia përfundimisht do të dëshironte të bëhej anëtare. Së dyti, zgjidhja e mosmarrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe problemet e brendshme në Bosnje e Hercegovinë. Së treti kufizimi i investimeve të Kinës dhe rritja e investimeve amerikane, dhe së katërti zhbërja e ndikimit rus në gjithë Evropën”, ka potencuar Bugasjki në këtë seancë të Komitetit për Shërbime Ushtarake në Senatin Amerikan

Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe nënkryetari ekzektutiv i “Atlantic Council, Damon Wilson, i cili ka thënë se Rusisë i mbetet rruga e lirë që të ketë ndikim në Ballkan, derisa nuk ka një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Pa marrëveshjen e Kosovës, Rusia ka një ndikim të madh mbi Serbinë dhe për rrjedhojë në të gjithë rajonin”, ka thënë Wilson, shkruan edicioni në gjuhën serbe i “Zërit të Amerikës”.

Sipas tij mungesa e një marrëveshje nxit edhe debatet politike nacionaliste të cilat ngadalësojnë zhvillimin e demokracisë dhe u lejon politikanëve në Serbi dhe Kosovës të shmangen nga çështjet e rëndësishme të qeverisjes, raporton RTK.

Në anën tjetër Bugajski ka thënë se nuk mund të imagjinojë një konflikt të armatosur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Unë nuk mendoj se udhëheqja e Serbisë dhe Republika Srpska do të arrinin në këtë pikë. Po rata po luajnë me idenë e ndarjes, ata po luajnë edhe me idenë e de-fukunskionalizimit apo shtetit të dështuar. Unë mund të them se Banja Lluka është shndërruar një vend ku ndikimi i Rusisë është shumë i madh. Ndoshta më i madh se sa i Beogradit”, ka thënë ndër të tjera Bugajski.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: