Vetëm 10 % e njerëzve që janë të infektuar me koronavirus zhvillojnë antitrupa, thotë një ekspert.

Sipas mediave të huaja, profesori Karol Sikora, njëherazi këshilltar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, tha se shumica do të përballeshin me një rezultat negativ nga një test i antitrupave, edhe pse kanë qenë të infektuar me koronavirus.

Ai tha se nëse njerëzit zhvillojnë antitrupa janë me të vërtet të privilegjuar, pasi ata kanë të ngjarë të jenë imun, dhe nuk ka gjasa të infektohen përsëri apo ta transmetojnë sëmundjen tek dikush tjetër, shkruan tg.

Eksperti u shpreh se vetëm 10 për qind e të infektuarve kanë antitrupa, por nuk do të thotë që vetëm 10 për qind e tyre janë infektuar.

Komentet e ekspertit erdhen pas studimeve që tregojnë se shumica e njerëzve që shërohen nga koronavirusi gjenerojnë një rezultat të dobët ndaj antitrupave kundër COVID-19.

Studiuesit nga Universiteti Rockefeller në “New York City”, vëzhguan mostrat e plazmës së gjakut nga 149 pacientë të shëruar. Ata zbuluan se shumë pak prej tyre zhvilluan antitrupa që bllokojnë virusin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb