FIER- 12-vjeçarja në Fier është përdhunuar edhe nga burra të tjerë përveç njerkut të saj. Ky është rezultati i eskpertizës mjeko-ligjore. Ndërkohë ka rezultuar se njerku e përdhunoi 12-vjeçaren edhe 1 ditë para denoncimit.

Jo vetëm dëshmitë por edhe analizat shkencore kanë zbardhur të vërtetën. Në trupin e së miturës janë gjetur mbetje sekretive të më shumë se një partneri. Kjo ka përforcuar dyshimin se 12­-vjeçarja është përdorur për prostitucion nga e ëma, shtetasja Selvie Yzeiraj.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se, veç mbetjeve që nëpërmjet analizave krahasuese rezultojnë të njerkut të vajzës, në trupin e saj janë gjetur edhe mbetje të tjera që nuk i përkasin Ilmi Hoxhës.
Për këtë shkak është hedhur edhe dyshimi i shfrytëzimit të të miturës nga nëna e saj, e cila i gjente klientët me qëllim përfitimi.

Vajza mësohet se është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar në një qendër për të mitur, por nuk është marrë në pyetje në lidhje me këtë dyshim, pasi sipas të dhënave gjendja e saj psikologjike është ende e ngarkuar.

“Pasi u krahasuan me ato të Ilmi Hoxhës, u vërtetua se ky i fundit kishte kryer marrëdhënie me të miturën vetëm një ditë para se të bëhej denoncimi”, bënë të ditur burime nga grupi hetimor, shkruan “Panorama”. Përgjigjja e ekspertizës mësohet se u është komunikuar edhe dy të përfshirëve në skandal, nënës së fëmijës, shtetases Selvie Yzeirajt dhe njerkut Ilmi Hoxha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb