E ftuar në emisionin “Alert”, në News24, nga Granit Sokolaj, Dr.Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie bëri një analizë mbi situatën e rritjes së çmimeve në vend, a janë bizneset transparente ndaj konsumatorit dhe ndikimi i shtetit në kontrollin e efektet e rritjes së këtyre çmimeve dhe shitjes së produktit në treg.

“Ushqimet të cilat kanë pësuar rritje janë bazë e jetesës të çdo familje, ndërsa në periudhën e pandemisë që po jetojmë, mjetet dhe të ardhurat janë të kufizuara. Nëse çmimi rritet nga bizneset? Kjo mund të ndodhë për dy arsye, ose rritja e çmimit vjen për të mbuluar shpenzimet që kanë kryer bizneset ose kjo rritje çmimi vjen për të realizuar atë fitim të pritshëm që kanë kompanitë. Në një periudhë pandemie, fitimi për produktet e shportës do ishte një element jo i kohës për t’u trajtuar nga bizneset. Mungesa tërësisht e korrektësisë për konsumatorin, i cili paguan çdo rritje TVSH-je dhe çmimi. Lidhet me dy element: Së pari, me biznesin sa janë korrekt ndaj konsumatorit dhe e dyta, ndikimi i shtetit, sa i kontrollon efektet e rritjes së këtyre çmimeve dhe shitjes së produktit në treg.

Nëse çmimi është ulur në nivel ndërkombëtar nuk ka ndodhur të ulet edhe tek ne. Nëse i referohemi peshës së bukës, asaj masive, duhet t’i referohemi historikut tonë. Konsumatori nuk merret me gramët por bukën, është çështje mentaliteti. Tregu ka ndryshuar me peshën e bukës, duke ardhur në reduktimin e saj. Gjithmonë është luajtur me peshën dhe me çmimin, ulet pesha, por jo çmimi. Jashtë ka standardizim, mbi çmimin dhe peshën. Nëse 10 produkte rriten kemi indeksinim, nuk është çështje mashtrimi, por mungese transparence ndaj konsumatorit. Institucionet nuk duhet të reagojnë vetëm kur të denoncohet në media, duhet të monitorojnë 365 ditë në vit, rëndësi ka që ngjarjet të mos përsëriten, institucionet kanë përgjegjësi ndaj konsumatorëve. Nëse institucionet veprojnë në mënyrë periodike edhe gjërat vijnë duke u rregulluar.

Nëse shteti funksionon vetëm kur ndodh ngjarja, s’mund të kemi “moral” t’i themi biznesit pse e bën. Nëse nuk ka reagim edhe prodhuesin që është korrek e demotivon tregtari që është jokorrekt. Ulja e TVSH çon parimisht në ulje të çmimit. Nëse i referohemi rastit të sektorit të turizmit, ku TVSH u ul në 6%, kjo nënkuptonte ulje të çmimeve, por kjo gjë nuk ndodhi. Historiku që ajo që ndodh në tregun ndërkombëtar nuk ndodh tek ne, nuk na bën besimplotë që gjërat do ndryshojnë. Që të ndodh kjo gjë, shteti duhet të jetë garantuesi që ulja e TVSH do çonte në ulje të çmimit për konsumatorin. Vende të rajonit kanë TVSH të ulta, ndikon në ulje të çmimit. Nëse produkti shqiptar e ka të mundshme certifikimit, është garancia që na tregon cilësinë e lartë. Pastaj merremi me rregullimin e tregut”-deklaroi Dr. Teuta Nunaj Kortoçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb