Ekspertja e sigurisë ushqimore Valbona Paluka nga emisioni “Alert” në News24 ka kritikuar inspektimet e kryera nga Autoriteti i Kontrollit Ushqimor (AKU), që sipas saj nuk ushtron kontrolle me bazë rrisku, siç bëhen në dogana e tatime. Paluka tha se ndihej e indinjuar pasi plani i kontrollit është hartuar nga homologët europianë dhe në rastin e inspektimeve nuk është i tillë. Ajo i cilësoi bizneset shqiptare heronj, pasi kjo industri është më modernia dhe më e investuara. Ekspertja e sigurisë ushqimore kërkoi nga strukturat shtetërore që të vënë në shina bizneset.

Ajo përmend një rast në vitin 2009, ku një ndër përpunuesit më rigoroz ishte i gatshëm për të certifikuar produktin e tij për eksport në BE. “Ne e dimë ku na çalon kontrolli i mishit të vendit, kemi plot nënprodukte mishi që i gjejmë në dyqane dhe nuk e dimë ku e kanë fabrikën. Bizneset e duan gjobën, por pasi t’i nënshtrohen kontrollit në analizë risku.”-u shpreh Paluka.

Përsa i përket investimeve, Paluka tha se janë dhënë 2 milion lekë për laboratorë dhe 1.6 milion lekë për infrastrukturën dhe stafin, pra janë dhënë para për ta. Ajo e theksoi se
siguria ushqimore nuk ka ngjyrë pra parti, por është për konsumatorin.

“Siguria ushqimore bëhet çështje për të gjithë, duhen argumente edhe për laboratorët, duhen certifikuar herë pas here. Ministri aktual i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi e ka vullnetin, duhen argumentet nga teknicientët. ISUV bën shumË parametra që s’e bëjnë laboratorët rajonal. Ka kaluar në ping-pong. Duhen vënë ca linja të sakta”-u shpreh ekspertja e sigurisë ushqimore Paluka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb