Studimi i i TFL nxjerr në pah edhe një tjetër tregues alarmant, tendencën e ikjes së mjekëve më të mirë që shërbejnë në spitalet universitare ku mbi 50% e të intervistuarve thonë se po e mendojnë seriozisht emigrimin.

Nëse kjo ndodh, thotë ekspertja, atëherë do të krijohet një gropë e madhe brenda stafeve akademike  në fakultetet e universitetit të mjeksisë.

Studimi i referohet treguesit zyrtar 1.2 mjek për 1 mijë banorë por sipas ekspertes ky numër ka pësuar ulje vitet e fundit dhe mund të ketë zbritur në 1 mjek në 1 mijë banorë. Studimi i referohet të dhënave të marra nga Urdhri i Mjekut ku 760 mjekë kanë tërhequr deri më tani certifikatën e sjelljes së mirë që kërkohet vetëm për jashtë vendit, ndërsa nga dhoma e mjekëve të Gjermanisë numri i mjekëve shqiptarë të punësuar në këtë shtet e ka kaluar shifrën e 520 mjekëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb