Multimiliarderi Jeff Bezos kanë treguar momentet që kanë përjetuar nga përvoja e fluturimit në hapësirë. Ai ka thënë për CNN se e kishte të vështirë të shprehte me fjalë atë që kishte përjetuar nga kjo eksperiencë.

“Kur isha në hapësirë, gjëja e çuditshme ishte kur shikoja tokën. U befasova. Ne u ngritëm shumë lart, ndërsa toka zvogëlohej gjithnjë e më shumë. U bë e vogël, e brishtë”, tha Bezos.

Gjithashtu ai ka treguar dhe momentet e parë kur mbërritën në hapësirë dhe graviteti rrjedhimisht u zerua.

“Ne dhe anëtarët e ekuipazhit nisëm të argëtoheshim, të luanim e të fluturonim në ajër. Për mua ishte si parajsë e gjitha. Ishte e çuditshme të lëvizje në atë mjedis, një përjetim i paparë”, tha multimiliarderi.

Më tej Jeff ka treguar dhe planet afatgjata të Blue Origin dhe raketës New Shepard.

“Dua të falenderoj çdo punonjës të Amazon dhe çdo klient të saj. Ata paguan për realizimin e kësaj vepre. Faleminderit çdo klienti e punonjësi të Amazon, faleminderit nga zemra”, përfundoi Bezos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb