Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me eksplozivin e vendosur sot në banesën e Talo Çelës, të shumëkërkuarin e drejtësisë shqiptare për disa ngjarje kriminale. Burime zyrtare thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri.

Sipas bluve, në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme në pronësi Çelës, 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb