*Bomba bie nga makina ne castin qe biznesmeni e ndezi per te levizur nga parkingu i qendres tregtare

TIRANË– Tritol automjetit të biznesmenit fierak Nuredin Sulit. Fatmirësisht lënda eksplozive e zbuluar në një Qendër Tregtare nuk shpërtheu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ku lënda eksplozive u zbulua në katin e dyte nën tokë në parkingun e një qendre tregtare në zonën “Komuna e Parisit”.

Mësohet se pakoja më lendë ekplozive e mbështjellë me natriban ishte vendosur poshtë automjetit të biznesmenit tip Benz e cila ra në toke sapo makina nisi të lëvizë për të dalë nga parkingu. Lënda eksplozive e zbuluar nga qytetarë të rastësishëm vuri në alarm banorët të cilët rreth orës 11.15 njoftuan menjeherë policia.

Sipas policisë objektivi i atentatit, Nuredin Suli, është një person me precedentë të mëparshëm kriminalë. 53-vjeçarit Suli një vit më parë iu bë një atentat për arsye hasmërie.
“Tritoli ishte vendosur në makinën tip Mercedez-Benz me targë AA 667 GT”, thuhet në njoftimin e policisë.

NGJARJA
Zona e “Komunës së Parisit” në kryeqytet është përfshirë nga paniku për më shumë se 1 orë. Një alarm është dhënë paraditen e sotme, ku është njoftuar për bombë në një qendër tregtare në këtë zonë.
Kanë qenë banorët që kanë telefonuar policinë rreth orës 11:15 minuta për një pako të dyshimtë në zonën e parkingut të makinave. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar njerëzit që ndodheshin në Qendrën Tregtare si dhe ka larguar automjetet. Efektivët kanë rrethuar zonën rreth qendrës tregtare duke krijuar perimetrin e sigurisë.
Rreth orës 12:40 Policia ka bërë shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit të vendosur në qendrën tregtare. Dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur poshtë një mjeti të parkuar në katin e 2-të të nëndheshëm të qendrës tregtare. Por në kohën që mjeti ka lëvizur nga parkimi eksplozivi është shkëputur dhe ka rënë.

AUTOMJETI KU ISHTE VENDOSUR EKSPLOZIVI NË PRONËSI TË BIZNESMENIT
Të tjera detaje zbulohen nga ngjarja që tronditi sot një pjesë të kryeqytetit. Mësohet se eksplozivi i ishte vendosur mjetit të biznesmenit Nuredin Suli nga Fieri. Eksplozivi ra nga mjeti në momentin që u nis. Nuredin Suli njihet në Fier si biznesmen ndërtimi e karburantesh.

QYTETARËT TË ALARMUAR BRAKTISIN SHTËPITË
Qytetarët që ndodheshin në qendrën tregtare kanë vrapuar të alarmuar duke bërtitur, menjëherë pas dhënies së alarmit. Zona përreth u evakuua. Edhe banorët që kanë shtëpinë në katet e sipërme të kësaj qendre tregtare dolën jashtë apartamenteve të tyre. Edhe lokalet gjithashtu u zbrazen. Krejt zona u rrethua me shiritin e skenës së krimit. Në vendin e ngjarjes mberrietn me shpejtesi dhjetëra automjete e forca të policisë.

KUSH ESHTE BIZNESMENI NUREDIN SULI
Nuredin Suli
Nuredin Suli është biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit, karburanteve, në fushën e hotelerisë etj. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë ndërsa po shihet dhe si pistë e mundshme edhe vrasja e vëllait të tij në vitin 2011. Burime pohojne per News 24 se biznesmenit fierak Nuredin Suli i janë bërë dhe dy herë të tjera atentat.

HISTORIA E BIZNESMENEVE SULI, NJËRI VËLLA U VRA NË VITIN 2011
(Ne foto vellai i vrare)
neim suli

Policia ka perqendruar hetimet ne pisten e hakmarrjes duke sjelle ne vemendje historine e vrasjes se vellait te biznesmenit.
Biznesmenit Nuredin Suli i është është vrarë vëllai në vitin 2011. Neim Suli, 47 vjeç. Ai u vra nga fqinji i tij për konflikt pronësie te një garazh. Gëzim Sulo dhe dy djemtë e tij, Endri dhe Ervis Sulo, që akuzohen për këtë vrasje, janë në burg. Ndërkohë që vetëm 6 muaj pas vrasjes, vëllait të autorit i vunë tritol në makinë, por fatmirësisht dy pasagjerët kishin dalë nga mjeti para shpërthimit.

Gjykata vendosi 72 vjet burg në total për autorët e ngjarjes. Kështu Gëzim Sulo u dënua me 25 vite burg; Ervis Sulo me 25 vite burg dhe Endri Sulo me 22 vite burg.
Gjatë procesit në Gjykatën e Fierit, vrasjen e biznesmenit Suli e ka marrë përsipër babai i të akuzuarëve. Gëzim Sulo pohoi se është ai vrasësi i Neim Sulit dhe djemtë e tij janë të pafajshëm. Megjithë deklaratat e tij prokuroria ka arritur të provojë fajësinë e 3 të akuzuarëve, çka ka sjellë edhe dënimin e tyre me 72 vjet burg në total.

Por në vitin 2013, në muajin tetor, vëllait tjetër të Nuredin Sulit i bëhet atentat. Namik Suli ndodhej në karburantin në pronësi të tij, kur persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri automatiku. Autorët e krimit kanë hapur zjarr nga një automjet i llojit “Alfa Romeo”, por fatmirësisht biznesmeni i ka shpëtuar plumbave.

“Drejtesia blihet me euro”
Policia pohoi zyrtarisht në atë kohë se vrasja e Neim Sulit erdhi pas debateve e zënkave të shpeshta mes viktimës dhe autorëve të kësaj vrasje.
Vetë Nuredin Suli dha një intervistë dy vite më parë për portalin Fieri.com.

“Me palën tjetër ne kemi mbi 20 vjet që jemi komshinj. Ata kanë një ofiçinë që merreshin me rregullime automjetesh. Shpeshherë makinat që prisnin të rregulloheshin, zinin edhe portën kryesore ku banonim ne si vëllezër. Një herë Neimi debatoi me Gëzimin, babanë e dy djemve që qëlluan Neimin. Zënka shkoi keq dhe pala tjetër qëlloi Neimin disa kohë më pas, por vëllai i Gëzimit takoi vëllanë tim, tjetrin dhe i sheshuam gjërat pasi ishim edhe komshinj. Ka filluar gjykimi i çështjes, por ka afro gjashtë muaj që ky proces gjyqësor është manipuluar,” tha Nuredin Suli.

“Një mik i përbashkët i imi dhe i prokurorisë Fier pas interesimit që bëri për çështjen e tim vëllai, më tha: “Nuredin. Çështja po rrokulliset në favor të palës tjetër. Ata kanë paguar 100 mijë euro”. Kjo deklaratë e “mikut” më shokoi. Me vetë thashë, qenka e vërtetë që drejtësia u blika, jo me lekë, por me euro”.

(m.k/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb