Të tjera detaje dalin në dritë nga shpërthimi i komanduar i lëndës plasëse, që iu vendos këtë pasdite mjetit personal tip “Range Rover” të të drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka.

“BalkanWeb” mëson se ka qenë një person ende i paidentifikuar, i cili ka njoftuar policinë për eksplozivin në mjetin e drejtoreshës. Menjëherë, forca të shumta policore kanë rrethuar zonën, ndërsa kanë njoftuar forcat xheniere të Tiranës.

Këto të fundit kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit, i cili ka qenë i vendosur pranë mjetit të Kukës. E kontaktuar nga “BalkanWeb”, drejtoresha Kuka ka thënë se është njoftuar për ngjarjen nga policia, e cila i kërkuar që të largohet bashkë me stafin nga institucioni.

Nuk dihet ende nëse ngjarja ka lidhje me drejtoreshën, e cila është prej pak muajsh në këtë post. Ndërkohë që në zonën përreth ka kamera sigurie dhe policia po i këqyr për të zbuluar personin, që vendosi eksplozivin te mjeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb