Është çelur në Muzeun Historik Kombëtar ekspozita personale e piktorit Helidon Haliti, “Ende në jetë”. E konceptuar si një organizëm i gjallë me ndërhyrje të vazhdueshme, ajo ndahet në disa etapa, reminishenca të rinisë, familjarët e miqtë a dhoma e veshëve.

“E diela ka qenë një ditë që nuk e kam pasur qejf, e kam urryer. Më kujtohet ai alarmi i famshëm i luftës imagjinare dhe alarmi fals kur babai im vishej ushtar e dilte dhe ndërkohë mu bë ky paralelizëm kur nga dritarja e studios sime vëreja gjithë ato autoblinda dhe armikun e padukshëm që u bë koherent dhe na dukej si lojë e mori kaq shumë jetë njerëzish dhe unë e paraqes këtë ngushtësi”, tha Helidon Haliti.

Imazhi i kryeministrit, i prof.Gaz Lekës dhe i babait shkrimtar që u shua pa arritur të vaksinohej, vijnë krahas situatave aktuale. Vetë Haliti sqaron një prej mesazheve të punës së tij.

“Dhoma e veshëve, është dhoma më interesante e më minimaliste e ekspozitës sepse do të tregojë që edhe muret kanë veshë dhe ne ende jemi një shoqëri e mbyllur”, tha ai.
Ekspozita është kuruar nga Oltsen Gripshi dhe mund të vizitohet deri më 10 prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb