TIRANE– Në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar u çel sot ekspozita “PranverArt 8 – 2017” me vepra në pikturë dhe skulpturë të 71 artistëve më të njohur të vendit tonë, por edhe të bashkatdhetarëve tanë nga Kosova dhe diaspora.

Kjo ekspozitë është tashmë një aktivitet i përvitshëm tradicional, që ka zënë vend të përhershëm në kalendarin vjetor të veprimtarive kulturore të kryeqytetit.
artista-Copy-267x200

Këtë vit, ky event vjen si rezultat i një bashkëpunimi të vyer mes grupit organizator dhe Muzeut Historik Kombëtar.

Në ekspozitë ishin të pranishëm shumë të ftuar dhe artdashës, të cilët ndoqën nga afër frutin e krijimtarisë më të fundit të artistëve pjesëmarrës.

Ekspozita do të mirëpresë vizitorët e vet deri më 22 Shtator.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: