GJERMANI-Në Galerinë prestigjioze të artit modern Michael Schultz, në Berlin është çelur të shtunën në mbrëmje në prani të shumë koleksionistëve e artëdashësve, ekspozita vetiake e Kryeministrit Edi Rama me 115 piktura të realizuar nga Ai, gjate viteve në tryezën e tij të zyrës.

Në faqen e tij në Facebook, shkruhet,, “Mbrëmë në Berlin, në Galerinë prestigjioze të artit modern Michael Schultz, ku u çel në prani të shumë koleksionistëve e artdashësve ekspozita me 115 piktura të bëra gjatë viteve në tryezën e zyrës. Dy muzeume të artit në Gjermani shfaqën interesin për ta ekspozuar koleksionin në mjediset e tyre. Një kontribut modesisht pozitiv edhe për imazhin e Shqipërisë”.Ky postim shoqërohet edhe më një seri fotosh nga ky aktivitet .

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: