Presidenti Ilir Meta njofton se Presidenca ka hapyr dyert për një ekspozitë të veçantë, në uadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, si dhe me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Malit të Zi.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar dhe me foto nga ekspozita, Meta thekson se duhet të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë, të gjithë së bashku, për të forcuar dhe promovuar bashkëjetesën tonë harmonike, tolerancën dhe mirëkuptimin mes të gjitha pakicave, duke mbrojtur njëkohësisht diversitetet e tyre, si një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare, por edhe europiane.

Mesazhi i Metës:

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, si dhe me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Malit të Zi ishte kënaqësi, që Institucioni i Presidentit të hapte dyert për një ekspozitë të veçantë, të ideuar nga përfaqësues të pakicës malazeze në vendin tonë, me fotografi të ikonave të rralla murale.
Duhet të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë, të gjithë së bashku, për të forcuar dhe promovuar bashkëjetesën tonë harmonike, tolerancën dhe mirëkuptimin mes të gjitha pakicace, duke mbrojtur njëkohësisht diversitetet e tyre, si një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare, por edhe europiane.
Në rajonin tonë, çdo komb është diku shumicë dhe diku pakicë. E vetmja rrugë për të ecur përpara, në paqe, në begati dhe në prosperitet është që në çdo shtet, pakicat të respektohen njëlloj, sipas standardeve më të avancuara europiane. ?????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: