Nën titullin “Empati”, piktori Erjon Bardhi çeli ekspozitën e parë personale në Muzeun Arkeologjik Durrës.

Me 20 punime në vaj realizuar dy vitet e fundit, artisti u shfaq para artdashësit durrsak me vepra që depërtojnë deri në skutat e thella të ndërgjegjes njerëzore duke shpërfaqur brendinë e secilit prej nesh.

Me tablo të punuara kryesisht me ngjyra neutrale, ku shpesh vihet re trishtimi në sytë e personazheve të pikturave të tij, Bardhi përcjell gjithë empatinë e tij për njeriun e kohëve moderne. Sipas studiuesit Agim Janina piktori i ri sjell në kanavacë njeriun e thjeshtë me dramat dhe sfidat e përditshme.

Në ekspozitë ishte e pranishme edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako që shprehu kënaqësinë e të parit të finalizuar në ekspozitë krijimtarinë  e Bardhit.

Ekspozita “Empati” do të qëndrojë e hapur për publikun pranë Muzeut Arkeologjik deri më datë 20 korrik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb