“Tribut për Ibrahim Kodrën”
Me 1 korrik 2020 në Muzeun shtetror (Lihtensteinisches Landesmuseum) në Lichtenstein, është peruruar Ekspozita qe paraqet një përmbledhje të veprave origjinale të mjeshtrit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra.

Punimet vijnë nga koleksioni i Fondacionit zviceran “Ibrahim Kodra” nga Lugano qe udhëhiqet nga zonja Masha Pacolli, si dhe nga një ekzemplar nga koleksionet e Komunës së Campione d’Italia dhe nga koleksioni privat i familjes Pacolli etj.

Ekspozita u prezantua nga Drejtori i Teatrit Rainer Vollkommer, i cili nënvizoi miqësinë midis Muzeut dhe Fondacionit “Ibrahim Kodra” nga Lugano. Ai bëri një përshkrim të punës së përbashkët dhe të projekteve të rëndësishme të shkëmbimit kulturor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai gjithashtu kujtoi udhëtimin e tij në Shqipëri, duke e quajtur Shqipërinë një tokë interesante arkeologjike.

Në aktivitet folën edhe pjesemarres tjere si, Zonja Katrin Eggenberger, Ministre e Puneve të Jashtme, drejtësi dhe Kulturë e Lihtenshtajnit, duke shprehur falenderimin e saj për këtë ajo përshkroi edhe situatën e vështirë ndërkombëtare.

Ilir Gjoni, Ambasadori i Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane foli për Mjeshtrin e madh Ibrahim Kodren dhe bashkëpunimin kulturor midis vendeve tona. Ambasadori lexoi edhe letrën që kishte dërguar ministrja e Kulturës së Shqipërisë zonja Elva Margariti.

Sami Kastrati, Shefi i Konsullatës së Kosovës në Zuerich, foli për rëndësinë e diplomacisë publike dhe suksesin e madh të Kosovës gjatë këtyre viteve.

Folën dhe Adrian Andreja, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Milano i cili së pari lexoi letrën e Ajet Lecit, Drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës, që tregonte për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe programeve edukative qe zhvillohen në kuadër të bashkëpunimit midis Muzeut te Kosoves dhe Fondacionit i zviceran “Ibrahim Kodra”. Ai po ashtu tha se kultura është produkti më i mirë që secili vend mund të eksportojë.

Në fund publikun e përshendeti zonja Masha Pacolli, drejtoresha e “Fondacionit Ibrahim Kodra” e cila prezantoi punën e mjeshtrit të madh Ibrahim Kodra dhe shpjegoi se si Fondacioni mbart mesazhin e paqes përmes projekteve edukative, sociale dhe kulturore.

Ajo kujtoi gjithashtu, me emocion z. Franco Bozzini i cili ndërroi jetë ndërsa redaktonte katalogun e kësaj ekspozite që ishte edhe një nga sponsorizuesit e këtij eventi.

Në mirënjohje, Zonja Pacolli, në emër të familjes Pacolli, i ka dhuruar veprën e çmuar të artit të Ibrahim Kodrës “Totem con fisarmonica” Muzeut Kombëtar të Lihtenshtajnit.

Në këtë event morën pjesë edhe Ambasadori i Republikës se Kosovës në Paris Z. Qëndrim Gashi, zonja Jeta Abazi Gashi, Stefan Batliner, anëtar i Bordit të Muzeut Kombëtar të Lihtenshtajnit, Hermine Haug, presidente e Miqve të Muzeut Kombëtar të Lihtenshtajnit, Tom Büchel, drejtor i zyrës së Kulturës Lihtenshtajnit, Elena Pontiggia, historiane e artit dhe profesoreshë në Accademin e “Belle arti di Brera”, Stefano Mazzatorta, kurator, kritik i pavarur etj.

Zonja Masha Pacolli ua la patronazhin e kesaj ngjarje Ministrisë së Punëve të Jashtme – Republikës së Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Ministrisë së Kulturës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Ambasadës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane/Lihtenshtajni si dhe Korpusut Diplomatik të Kosovës në Zvicër dhe Konsullates se Përgjithshme te Kosovës në Milano.

Pacolli falenderoi per bashkëpunimit e tyre për këtë event, Drejtimin e Muzeut Kombëtar të Lihtenshtajnit, zt Rainer Vollkommer, Muzeun Kombëtar të Kosovës, Galerinë Kombëtare te Kosovës/ Galeria Kombetare te Arteve në Tiranë, zt Mentor Nazarkon, Fatos Faslliun dhe për zt. Filippo Santoro Pippoanchio, per bashkpunimin me Fondacionin Ibrahim Kodra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb