Edhe pse nuk e ka vizituar asnjëherë Londrën, përmes këtij objekti Berta Meta ka sjellë Londrën në Tiranë. Ajo i ka dhënë jetë një kabine telefoni në miniature. Këtë fotografi janë realizuar të gjitha më celular, ndërsa vendet janë përzgjedhur në mënyrë të veçantë, pasi e identifikojnë dhe lidhen me jetën e saj.

Në një bllok me skica, ajo udhëton në vende që do të dëshironte të vizitonte. Dhe njëri prej tyre, mund të jetë shteti i radhës për të realizuar një ekspozitë të ngjashme. “Më afër Londrës” është ekspozita e parë e Blertës. Por a do të ketë fatin një objekt shqiptar të udhëtojë në një destinacion të huaj? Kjo mbetet për tu parë…
IMG_0091
Blerta, çele ekspozitën tendë personale të parë fotografike dhe i dhe jetë një objekti në miniaturë. Si lindi ideja?
Dëshira për të njohur dhe pranuar kulturat, si edhe veçantitë e tyre, pra një mundësi udhëtimi imagjinar nëpër botë për të shijuar thjeshtësinë e gjërave.
IMG_0046
Telefoni i kuq është një dhuratë nga Londra. Përse zgjodhe pikërisht këtë objekt mes shumë dhuratash të tjera që mund të kesh marrë?
Telefoni është mjet komunikimi që na lidh me njerëzit dhe vendet larg. Kjo është arsyeja kryesore përse zgjodha pikërisht këtë objekt për ta ekspozuar në fotografitë e mia.
IMG_9677
Vizitorët e ekspozitës a u ndjenë më afër Londrës? Ke marrë reagime nga ata?
Po, patjetër. Njerëzit kujtuan vendet dhe momentet e tyre të lidhura me Londrën.

Destinacionet ku ke vendosur telefonin e kuq, kanë domethënie për ty?
Janë të lidhura me “rrjedhën dhe muzikën” e përditshmërisë së jetës sime.

A do të ketë fatin një objekt shqiptar të udhëtojë në një shtet për të realizuar fotografi e më pas për t’u ekspozuar?
E ndiej veten jo vetëm, sepse ka shumë ambasadorë të kulturës që po e lartësojnë me tinguj muzikor, fotografi dhe performancë vlerat e kulturës shqiptare.
IMG_9770
Cili do të jetë objekti i radhës dhe vendi ku do ta shpërngulësh?
Nga vendi ynë buron një histori dhe kulturë e mrekullueshme ende për tu evidentuar. Ndoshta në Europë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: