Ekspozita “Fragmente të historisë së Shtetit Shqiptar përmes kartëmonedhave” është çelur për herë të parë në teatrin “Skampa” Elbasan.

Kjo ekspozitë vjen përmes një koleksioni të rrallë kartëmonedhash shqiptare.

Ekspozita e cila është çelur për publikun më 30 tetor e do të qëndrojë e hapur deri me datë 3 nëntor, synon të informojë qytetarët mbi vlerat historike, kulturore dhe numizmatike të ilustruara në kartëmonedhat shqiptare.

Ky koleksion u shoqërua edhe me objekte mbështetëse si kartolina, gazeta e revista të kohës, duke ofruar një pasqyrim më të plotë të evoluimit kulturor dhe numizmatik ndër vite në Shqipëri, shkruan “ata”. Kartmonedha e parë që është ekspozuar daton e vitit 1913.

Të ardhurat e këtij eventi do të shkojnë në mbështetje të fëmijëve me nevoja të veçanta të Qendra Shqiptare per Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta Elbasan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: