Një portret i grupit legjendar ”Beatles” i krijuar nga një prej miqve më të mirë të John Lennon në kolegjin e artit është ekspozuar në Britani.

Piktura figurative u bë nga Jonathan Hague në 1984 dhe është e ngjashme me një nga veprat e tij të blera nga Lennon në 1967, por nuk është parë kurrë që nga ajo kohë.

Piktura u zbulua sot nga motra e Lennon, Julia Baird në Muzeun e ”Beatles” të Liverpulit.

Baird tha se ”vëllai i saj dhe Hague, të cilët njiheshin si ‘dy John’ në Kolegjin e Artit në Liverpul, kishin ruajtur miqësinë e tyre edhe pasi Beatles kishin arritur famën”.

Lennon madje bleu një shtëpi për mikun e tij të kolegjit, i cili vazhdoi të ishte mësues arti.

“Disa nga pikturat e Jonathan Hague u frymëzuan nga Beatles dhe John e sponsorizoi atë’’, theksoi motra e John Lennon.

“John dhe Paul (McCartney) sponsorizuan ekspozitën e tij të vitit 1967 në Akademinë Mbretërore të Arteve dhe John bleu pikturën binjake origjinale, nëse doni, dhe askush nuk e di se ku është. Ajo mund të dalë tani”, shtoi Julia Baird.

Ai tha se Lennon ishte një tifoz i stilit të artit vizual dhe besohej se kishte paguar 50 000 sterlina për punën origjinale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb