TIRANE- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar sërish për ekstradimin e Nazer Setit, i cilësuar si financier i grupit kriminal të drogës ‘Habilaj’.

E ftuar në emisionin ‘Opinion’ Gjonaj tha se ekstradimi i tij në Itali u bë në bazë të një shkresë të Interpol Tirana. Mes të tjerash ajo pohoi se Ministria e Drejtësisë ka vepruar konform të gjitha rregullave dhe ligjeve, si ato të legjislacionit të brendshëm dhe të gjitha akteve ndërkombëtare.

Ajo tregoi se në bazë të një marrëveshjeje të vitit 2011 që ka të bëjë me ekstradimin e shtetasve shqiptarë dhe ata të huaj është bërë edhe ekstradimi i Seitajt.

“Ministria e drejtësisë është vënë në lëvizje dhe investuar pas një shkrese të paraqitur nga Interpol Tirana, ku përcaktonte se Nezar Seiti ishte një person në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Katanias. Ne jemi investuar vetëm përmes kësaj shkrese të ardhur nga Interpol Tirana ku bëhej me dije se personi në fjalë është ndaluar për efekt ekstradimi.”, pohoi ministrja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: