Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) solli në Turqi dy pjesëtarë të lartë të organizatës FETO, të cilën pushteti i Erdoganit e cilëson si terroriste.

Ekstradimi ka ndodhur nga Azerbajxhani dhe Ukraina, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.
Deportime të tilla kishin ndodhur edhe prej Kosovës, ku gjashtë pjesëtarë të kësaj organizate u dërguan në Turqi me kërkesë të shtetit të tyre. Kjo ishte bërë temë debati në Kosovë, pasi u cilësua si ndërhyrje e shtetit të Turqisë në punët e brendshme të Kosovës.

Për këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj kishte thënë se nuk ka qenë i informuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb