TIRANË- Është kryer sot nga Zyra Qendrore Interpol Tirana ekstradimi nga aeroporti i Rinasit, drejt Italisë, i shtetasit Arben Përbibaj, 33 vjeç, banues në Lukovë, Sarandë.

Ky shtetas, ishte i  shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bergamos, Itali, ka lëshuar në ngarkim të tij, një Urdhër-Arrest më 12.12.2014, për veprën penale të “Vjedhjes se rëndë”.

Arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, u bë në Sarandë, mbështetur në Marrëveshjen dy palëshe, nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë.

NGJARJA

Më datat 21.07.2014 dhe 05.09.2014 në qytetin e Bergamos, Itali, shtetasi Arben Përbibaj në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vjedhur nga një automat që ndodhej brenda një dyqani një sasi prej 6.400 euro, si dhe disa sende të tjera.

Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, u bë i mundur arrestimi i tij në vendin tonë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: