TIRANE –Interpol Tirana ekstradoi sot drejt Zvicrës shtetasin turk Ali Riza Gurbuz, 57 vjeç, i kërkuar nga drejtësia zvicerane, për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se ky shtetas është arrestuar më datë 29.06.2013, gjatë kontrollit nga shërbimet e stacionit të policisë kufitare të Aeroportit të Rinasit, ku nga verifikimi në sistem rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Rajonit të Zurich/Zvicër ka lëshuar ndaj shtetasit Ali Riza Gurbuz urdhrin e arrestit të datës 15.05.2001. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Berne/Zvicër u bë i mundur ekstradimi drejt territorit zviceran i të kërkuarit.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: