Ekstradohet në Gjermani shtetasi nga Taxhikistani Komron Zukurov. 24-vjeçari Zukurov kërkohej në Gjermani si pjesë e një grupi terrorist.

Ai u arrestua nga Antiterrori më datë 29 prill. Më 12 qershor Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin e terroristit të ISIS drejt Gjermanisë.

Zukhurov ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania teksa prej kohësh strehohej në Shqipëri.

Nga përgjimet Zukhurov rezultoi se kishte ardhur në Shqipëri për të kryer një sulm terrorist kundrejt 40 mijë dollarëve shpërblim.

Kushti i vetëm i këtij ekstradimi është që Zukhurov mos ekstradohet në vendin e tij, Taxhikistan, pasi avokati i tij Asllan Dogjani ka thënë se ai është keqtrajtuar dhe dhunuar nga regjimi diktatorial i vendit aziatik duke shpërndarë edhe foto nga shenjat e trajtimit të dhunshëm që i kanë bërë aty 24-vjeçarit.

Nga kontrolli në sistemin TIMS rezultoi se ai ka ardhur në Shqipëri nga Rinasi prej muajit shkurt të këtij viti. Gjatë kesaj periudhe rrinte në një shtepi me qira shumë pranë qendrës së Tiranës.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: