TIRANE – Ekstradohet nga Bullgaria një 23-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga “Interpoli”, pasi rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Matit për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se “Interpol Tirana” ka kryer ekstradimin e shtetasit Islam Xhetani, i cili është dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Matit.

Xhetani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli dhe tashmë do të vuajë dënimin në Shqipëri.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: