TIRANE– Zyra Qendrore Interpol Tirana ka bërë të mundur ditën e sotme ekstradimin nga Greqia të një 31-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes të armëve luftarake”.

I ekstraduari është Kledjan Plaku, 31 vjeç nga Elbasani. Sipas policisë, “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Vendim nr.991 akti, datë 02.09.2014, ka caktuar ndaj 31-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes të armëve luftarake”, parashikuar nga Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë”.

Nga hetimi ka rezultuar se më datë 23.08.2014, ne Bradadesh/Elbasan i pandehuri i ka prerë rrugën me makinë shtetasit N.GJ, 55 vjeç dhe ka gjuajtur me pistoletë kundër tij duke i shkaktuar plagë të shumta.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën në Greqi u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Kledjan Plaku.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb