TIRANE-Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Kozma LAÇKA, 34 vjeç, lindur në Pogradec.

Kapja dhe ekstradimi i tij u krye, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me Vendim Nr.45, datë 20.07.2009, e ka dënuar me 10 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë.

Kozma Laçka merrej me organizimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë në vitin 2006. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën në Greqi u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i ketij shtetasi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb