Është ekstraduar sot nga Italia drejt Shqipërisë një 33-vjeçar, i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.

Interpol Tirana ka ekstraduar shqiptarin Marjan Xhepexhiu, i cili ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i plotë:

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë bashkëpunimit me autoritetet italiane është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi Marjan Xhepexhiu, 33 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shtetasi Marjan Xhepexhiu, ka plagosur me mjet të fortë një shtetas, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb