TIRANË- Një 40-vjeçar nga Gostivari është ekstraduar nga Kroacia në Shqipëri pasi ishte në kërkim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave zyrtare nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Zagrebi drejt Tiranës i 40-vjeçarit Ali (Ezval) Djezairi, lindur në Gostivar.

Autoritetet Kroate të Drejtësisë kanë miratuar ekstradimin e tij, drejt vendit tonë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim nr.37 datë 28.01.2014, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Trafikim ndërkombëtar i lëndëve narkotike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: