Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një tjetër prononcim për mediat nga Shkodra ku u mbajt ndeshja Vllaznia-Prishtina e cila përfundoi me rezultatin 72-80.

“Ishte lojë shumë e bukur. U kënaqëm që të gjithë. Rezultati ishte më pak i rëndësishëm se bukuria e lojës”- u shpreh Kurti pas përfundimit të ndeshjes.

Ai ka folur edhe për protestën në ambasadën shqiptare në Serbi ku një grup të djathtës ekstreme serbe kanë leshuar thirrje “Kosova është Serbi”. Kryeministri Kurti deklaroi se keto jane një pakice të inkurajuar nga Beogradi.

“Ka në Kosove ekstremistë qe nuk duan ta pranojnë realitetin dhe që shkojnë kundër vlerave demokratike dhe europiane mirëpo ata janë një pakice e papërfillshme ndonëse nganjëherë e dhunshme dhe besoj se në përgjithesi janë të inkurajuar nga Beogradi, energjia e tyre nuk vjen nga poshtë por nga lart”- tha ai.

Ditën e sotme disa protestues janë mbledhur para Ambasadës së Shqipërisë në Serbi duke brohoritur parullën “Kosova është zemra e Serbisë”. Përveç këngëve nacionaliste për Kosovën, ata kanë përdorur fjalë fyese për shqiptarët .

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb