Themeluesi dhe drejtuesi i lëvizjes “Rilindja ruso-serbe”, Andrej Rodinov ka lëshuar mesazhe kërcënuese në drejtim të Kosovës dhe Ukrainës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rodinov pohon se serbët do të shkojnë në Prizren siç do bëjnë rusët në Kiev. “Vitin e ardhshëm, rusët në Kiev dhe serbët në Prizren”, paralajmëron krimineli rus Rodionov duke iu drejtuar serbëve pas të shtënave.

Më herët ai ka përmendur se së bashku me grupin Ëagner, “do të shkojnë në Kosovë dhe do të ndihmojnë vëllezërit e tij”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb