Këshilltari i kryeministrit Edi Rama për sigurinë, Sandër Lleshi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24 foli për rrezikun e ekstremizmit të dhunshëm dhe çfarë masash po ndërmerr qeveria për pandalimin e tij.

Lleshi tha se në vitin 2017 është ngritur qendra kundër ekstremizmit të dhunshëm ku punojnë disa vetë.

“Aty punojnë disa veta për atë punë. Mbyllën një program trajnimi për mësuesit. Duam që qendra të bëhet rajonale,” tha Lleshi.

Përsa i përket lajmit për krijimin e kampit të ISIS në Shqipëri, këshilltari i Ramës tha se ishte totalisht i rremë.

“ Ne kemi krijuar module edukimi për besimin fetar në shkolla. Ekstremizmi dhe terrorizmi janë problemet më të mëdha që ekzistojnë sot në botë.

Të parandalojmë njerëzit të shkojnë atje në vendet e rrezikut, një hallexhi të marri çantën e të niset atje ku është ekstremizmi e radikalizmi, kjo është e para që duhet të bëjmë. Synimi është imunizimi i shoqërisë nga ekstremizmi.

Sot janë 40-50 mln njerëz të gatshëm për të lëvizur nga vendet e tyre, dhe synimi është Europa. Nga viti 2012 ka pasur një fluks të madh, me linjën Turqi, Greqi, Kroaci, Austri e Europë, në Shqipëri nuk kanë kaluar.

Populli duhet mbrojtur nga histeria kolektive apo paniku që mund të përfshihet. Emigracioni nuk rrezikon sigurinë kombëtare,” tha Lleshi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: