Gjykata e Kasacionit në Ekuador konfirmoi shpalljen e dënimit me tetë vjet burg për korrupsion për ish-presidentin e Ekuadorit, Rafael Correa, në kontekstin e çështjes së njohur si ”Sobornos 2012-2016”.

”Në vendimin që u përfshinë edhe 15 persona të tjerë, bën pjesë edhe ish-zëvendëspresidenti, Jorge Glas. Gjykata konfirmoi saktësinë e instrumenteve ligjore”, shkruan gazeta ”El Telegrafo”.

Pas këtij vendimi, Correa, i cili jeton në mërgim në Belgjikë, duhet të heqë dorë nga plani i tij për t’u paraqitur kandidat në zgjedhjet që do të mbahet në Ekuador, në vitin 2021.

Për më tepër, vendimi i Kasacionit konfirmoi gjithashtu ndalimin për të mbajtur funksione publike për 25 vitet e ardhshme.

“Në fund ata patën sukses. Në një kohë rekord ata morën një vendim përfundimtar për të mos më kandiduar. Ata nuk e kuptojnë se e vetmja gjë që bëjnë është rritja e mbështetjes popullore për personin tim”, komentoi vendimin Correa në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb