Ekuadori mund të mos marrë pjesë në Botërorin e Katarit. Tyc Sports shkruan se trajneri i kësaj Përfaqësueseje ka bërë një gabim që mund të rezultojë fatal.Tekniku Gustafo Alvaro ka aktivizuar një lojtar me origjinë kolumbiane gjatë takimeve eliminatore.


Shkak i gjithë kësaj tymnaje është bërë Byron Castillo. 23 vjeçari Castillo ka luajtur 8 ndeshje. Ai vjen nga një vend që është në kufirin veriperëndimor të Ekuadorit me Kolumbinë dhe ka lindur në Tumaco, Narino.
Hipoteza që Ekuadori mund të mos jetë pjesëmarrëse në Botërorin e Katarit sa vjen e merr jetë. Koha do të tregojë gjithçka, por ajo që mund të thuhet me siguri është se situata mbetet serioze.

(BalkanWeb)